Covid 19 i merr jetën çiftit të biznesmenëve, lanë tre fëmijë jetimë

schedule17:36 - 28 Dhjetor, 2021

schedule 17:36 - 28 Dhjetor, 2021

Greqia është mbëthyer nga koronavirusi, me raste të shumta pas shfaqjes së variantit “Omicron”. Autoritetet greke raportuan rreth 22 mijë të infektuar dhe 60 të vdekur, ku rekordi është shënuar në rajonin e Atikas.

Numri i të vdekurve dhe të infektuarve ka qenë i lartë në Greqi pavarësisht masave të marra nga autoritetet. Mediat lokale raportojnë për vdekjen e një çifti biznesmenësh nga Lamia, të cilët kishin qenë të pavaksinuar, raporton abcnews.al.

Thanasi dhe Maria u dërguan në spital në fund të muajit të shkuar pas rëndimit të gjendjes së tyre shëndetësore. Ata u mbajën për disa ditë në spital dhe më pas u futën në intubim duke ndërruar jetë me një diferncë vetëm prej tre ditësh nga njëri-tjetri.

Çifti, që merrej me shitjen e makinave, mjaft të njohur dhe respektuar në zonë, lanë pas tre fëmijë jetimë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!