“Fake News” në rrjetet sociale, Vjollca është gjallë dhe gëzon shëndet të plotë

schedule17:12 - 28 Dhjetor, 2021

schedule 17:12 - 28 Dhjetor, 2021

Gjatë paraditës së sotme, në rrjetet sociale qarkulloi lajmi se kishte kryer vetëvrasje Vjollca, personazhi i dashur që u bë hit për shprehjen e saj “Çontën n’krahe për kokrrën e qejfit”. Në fakt kyu është lajm i pavërtetë dhe kjo konfirmohete dhe nga një foto që ka publikuar administratori i fshatit Luz i Vogël me të.

Sipas lajmit të pavërtetë që u përhap në rrjetet sociale, thuhej se Vjollca, e bërë e njohur për publikun shqiptar pas debatit me bashkëshortin e saj në një emision televiziv, kishte kryer vetëvrasje prej presionit të të afërmve pas publikimit të atyre pamjeve në internet.

Vjollca është gjallë dhe gëzon shëndet të plotë, ndërsa gjithçka që ndodhi duhet të bëhet një mësim për përdoruesit e rrjeteve sociale që të mos shpërndajnë lajme të paverifikuara dhe të informohen në mediat e mirëfillta. /abcnews.al