Makina përplaset me trafikndarësen në rrethrrotullimin e Thumanës, shoferi dërgohet në spital

schedule22:51 - 27 Dhjetor, 2021

schedule 22:51 - 27 Dhjetor, 2021

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrethrrotullimin e Thumanës. Policia njofton se Sh. K., 36 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë mjeti është përplasur me trafik ndarësen.

Ai është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

“Rreth orës 22:20, në rrethrrotullimin e Thumanës, shtetasi Sh. K., 36 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë mjeti është përplasur me trafik ndarësen.

Nga përplasja është dëmtuar drejtuesi i mjetit i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!