Ngjarja e rëndë e abuzimit të një minoreneje në Kavajë, u trajtua me ekspertë në studion e Mirela Milorit në “ABC News”. Sociologu Gëzim Tushi rendit faktorët që ndikojnë në sjellje të tilla, ndërsa Alma Tandili tregoi për hapat që po ndërmerr shteti për trajtimin e viktimës e familjes së saj.
Pak ditë pasi opinioni publik u trondit nga historia e abuzimit të një minoreneje në Kavajë, flasin ekspertët. Kryetarja e agjensisë shtetërore për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës, rrëfeu në studion e Mirela Milorit se vajza e mitur u mor menjëherë në mbrojtje, sapo ngjarja u bë publike.
Për sociologun Gëzim Tushi, ngjarja e Kavajës është nga më të sensitivet. Sociologu shpjegon faktorët që ndikojnë në sjelljen e të miturve e që prodhojnë ngjarje të tilla kriminale. Vëmendja tani është e fokusuar tek familja e cila përballet e para me ngjarjen e rëndë.
Sociologët këmbëngulin se institucioni i familjes është mekanizmi për të ndërgjegjësuar edukimin e fëmijëve me normat në shoqëri, por edhe përballjen me realitetin kompleks që vjen nga modelet që prodhon një sistem i pakontrolluar informacioni./abcnews.al