Vera Mekuli, police në New York të SHBA-së ka bërë xhiro në internet me një ‘twerk’ që i bëri një kolegut të saj gjatë një feste më 15 dhjetor. 26-vjeçarja, që sipas disa faqeve është shqiptare, pas festës i ka kërkuar falje gruas së togerit Nick McGarry.
John Mekuli, babai i polices nga New Yorku Vera Mekuli, ka thënë se do t’i padisë ata.
“Ajo më tha: Babi, unë bëra një gabim”, ka thënë ai. “Jam shumë e turpëruar për atë që kam bërë. Të turpërova ty dhe familjen time”.
Vera Mekuli i tha TMZ se prej asaj dite nuk ka folur me togerin dhe nuk ka qenë e qetë. Ajo tha se nuk ka ndalur në punë dhe se ka punuar nga shtëpia.
Policja tha se kolegët e saj policë në stacion kanë qenë mjaft të kuptueshëm, duke e lejuar atë të punojë nga shtëpia.
“Dua t’i kërkoj falje bashkëshortes së togerit, vërtetë më vjen keq. Shpresoj të mos ketë shkaktuar ajo ngjarje shumë dëm në martesën e juaj apo në jetën e juaj personale. E di se duket keq dhe nuk duhej të ndodhte. Unë vërtetë nuk e dija për martesën tuaj”, tha Vera për TMZ.
Kërcimi ndodhi javën e kaluar në një bar në Yonkers. 26-vjeçarja kishte vetëm 4 muaj që punonte në Kombinatin 44 para ngjarjes. Ajo thotë se nuk e kishte idenë se togeri ishte i martuar.
Ajo tha se ndihet shumë e turpëruar sa nuk ka dalë nga shtëpia që nga publikimi i videos.
As Vera dhe as kolegu i saj nuk përballen me ndonjë akuzë disiplinore.