2 persona janë arrestuar në Durrës, njëri prej tyre për dhunë në familje.
“Vihen në pranga 2 shtetas, procedohet penalisht 1 tjetër. Specialistët e Hetimit të Krimit në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin H. Ç., 47 vjeç, banues në Gjepalaj, Shijak, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkshortes së tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin V. T., 52 vjeç, banues në Nikël, Krujë, dhe proceduan penalisht shtetasin K. S., 62, vjeç, banues në Arramaras Krujë, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi 52-vjeçari, duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin K. S., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, thotë policia.
Materialet i kaluan Prokurorinë, për veprime të mëtejshme.