Ndryshimet klimatike: Kostoja e dukurive ekstreme të motit u rrit në 2021

schedule14:55 - 27 Dhjetor, 2021

schedule 14:55 - 27 Dhjetor, 2021

Dhjetë fatkeqësitë më të kushtueshme të motit të vitit 2021 tejkaluan dëmin total prej 150 miliardë euro, sipas një organizate joqeveritare britanike. Shifra shënon rritje nga viti i kaluar dhe pasqyron ndikimin e ngrohjes globale, tha Christian Aid në raportin vjetor të publikuar të hënën, shkruan euronews

10 ngjarjet ekstreme të motit vranë 1,075 njerëz dhe zhvendosën 1.3 milionë persona. Kjo renditje ekonomike mbi-përfaqëson fatkeqësitë në vendet më të pasura me infrastrukturë më të zhvilluar dhe më të sigurt por OJQ-ja thekson se “disa nga ngjarjet më ekstreme të motit në 2021 ndodhën në vendet e varfra.

Në Sudanin e Jugut, për shembull, përmbytjet, prekën rreth 800,000 njerëz, sipas Christian Aid, por dëmi ekonomik është i pallogaritshëm. Fatkeqësia më e kushtueshme ishte stuhia Ida, që shkaktoi përmbytje në Nju Jork që vlerësohet të ketë shkaktuar një kosto ekonomike prej 65 miliardë dollarësh, raporton abcnews.al

Përmbytjet e korrikut në Gjermani, Belgjikë dhe vendet fqinje, u renditën të dytat me humbje të vlerësuara në 43 miliardë dollarë ndërsa Uri, një stuhi dimërore në jug të Teksasit shkaktoi dëme ekonomike që vlerësohen deri në 23 miliardë dollarë.

Përmbytjet në provincën Henan të Kinës në korrik 17.6 miliardë dollarë gjithashtu tejkaluan dëmin prej 10 miliardë dollarësh. Kjo u pasua nga përmbytjet në British Columbia, Kanada 7.5 miliardë dollarë, rreshjet në fundit të prillit në Francë që shkatërruan vreshtat shkaktuan dëme ekonomike me vlerë 5.6 miliardë dollarë, cikloni Yaas në Indi dhe Bangladesh (3 miliardë dollarë), përmbytjet në Australi (2.1 miliardë dollarë), Tajfuni In-Fa në Kinë (2 miliardë dollarë) dhe cikloni Tuktae në Indi dhe Sri Lanka (1.5 miliardë dollarë).

Në mes të dhjetorit, ekspertët vlerësuan kostot globale të fatkeqësive natyrore në vitin 2021, me 250 miliardë dollarë, 24% më shumë në vitin 2020. Fatkeqësitë e motit kanë ekzistuar gjithmonë, por ndryshimet klimatike të shkaktuara nga aktiviteti njerëzor po rrisin më shumë fenomenin, sipas shkencëtarëve.

/abcnews.al