Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku këtë të hënë ka inspektuar punimet në kantierin e rrugës Korçë-Ersekë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale bëhet me dije se në këtë aks punimet po avancojnë përditë për ndërtimin e lotit II të këtij aksi të shumëpritur nga banorët.
Gjithashtu ministrja ka bërë me dije se ky aks do të shkurtohet. Vetëm 35 kilometër distancën mes Evropës dhe Ersekës duke bërë që të rritet dhe numri i vizitorëve në këtë zonë.
“Nga Korça në Ersekë e bëjmë me 45 kilometra. Ndërsa rruga e re do të jetë vetëm 35 kilometra. Dhe cilësia sigurisht që nuk krahasohet”, ka thënë Balluku./abcnews.al