Dy javë më parë, Kim Kardashian bëri kërkesë për të qenë ligjërisht beqare.
Ndërsa, Kanye West, ka blerë një shtëpi 4.5 milionë dollarë përballë rrugës së shtëpisë së ish-bashkëshortes së tij, në Hidden Hills të Los Angeles.
Reperi është bërë pronar i një shtëpie me 5 dhoma gjumi dhe një pishinë në lagjen periferike të Los Angeles, të preferuar nga shumë yje.
Kanye pagoi 4.5 milionë dollarë për pronën, 421,000 dollarë më shumë se çmimi i fillestar, për t’u siguruar që të mos kishte oferta tjera.
Kanye së fundmi ka shprehur publikisht planin e tij për të bashkuar familjen dhe për t’u pajtuar me Kim, pavarësisht se kjo e fundit po vazhdon romancën me Pete Davidson./abcnews.al