Albi Bashaliu mbeti viktimë e një atentati mëngjesin e sotëm në fshatin Gjocaj të Peqinit. Abcnews.al zbardh të tjera detaje rreth dinamikës së ngjarjes.
Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se 35-vjeçari ishte ne lokal, dikush e thirri në emër nga jashtë, doli dhe më pas autorët e kanë qëlluar menjëherë. Viktima është qëlluar me një plumb në kokë që i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Ngjarja ndodhi rreth orës 08:40, ndërsa trupi i tij u gjet i pajetë në mes të rrugës. Pas kryerjes së krimit, autorët i kanë vënë flakën automjetit me të cilin lëviznin, vetëm pak metra larg.
Bashaliu, është një emër i njohur për policinë. Ai në vitin 2017, u arrestuar për një atentat të dështuar ndaj dy personave. 35-vjeçari akuzohet se qëlloi me breshëri arme ndaj dy personave që udhëtonin me makinë. Në atë kohë dy personat shpëtuan pa lëndime ndërsa Albi Bashaliu u arrestua.
Një ndër pistat që po hetohet është ajo e hakmarrjes që lidhet me të shkuarën e viktimës dhe vëllait të tij. g.v/abcnews.al