Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Chelsea kthehet te fitorja, mposht me përmbysje Aston Villan

schedule20:31 - 26 Dhjetor, 2021

schedule 20:31 - 26 Dhjetor, 2021

Chelsea është rikthyer te fitorja në Premier League pas dy barazimeve radhazi dhe këtë e ka bërë në “Villa Park” përballë Aston Villa-s.

Ishin vendasit që zhbllokuan fillimisht rezultatin pasi James do të devijonte një top në drejtim të portës së tij që do të bëhej i pakapshëm për Mendy në minutën e 28.

“Blutë” do të barazonin në minutën e 34 pasi Jorginho do të tregohej i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Pjesa e parë do të mbyllej barazim 1-1, ndësa në të dytën Tuchel hedh në fushë Lukakun i cili vetëm 10 minuta më vonë do të dërëgonte topin në rrjetë për të përmbysur rezultatin.

Në shtesë do të ishte sërish Jorginho që do të shënonte me një tjetër penallti për të vulosur rezultatin 1-3. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!