“Në pandemi duhet durim”, Papa Françesku apel çifteve: Bëni fëmijë

schedule14:44 - 26 Dhjetor, 2021

schedule 14:44 - 26 Dhjetor, 2021

Kur vjen fjala te familja, “një shqetësim që më vjen në mend, të paktën këtu në Itali është dimri demografik.” Kështu është shprehur Papa Françesku gjatë lutjes në Sheshin e Shën Pjetrit të dielën.

“Mesa duket shumë çifte po preferojnë të rrinë pa fëmijë ose me një fëmijë. Kjo është tragjedi,” shtoi më tej Ati i Shenjtë.

Ndërsa, në një letër të drejtuar çifteve kudo në botë, Françesku shprehet se pandemia e ka bërë bashkekzistencën më të vështirë ndërsa shtoi se për ta menaxhuar situatën duhet durim.”

“Ne po bëjmë gjithçka që është e mundur që të rifitojmë ndërgjegjen për ta kapërcyer këtë dimër demografik që shkon kundër atdheut dhe të ardhmes sonë”, nënvizoi Papa.

Koha që njerëzit shpenzojnë me njëri-tjetrin është shtuar për shkak të kufizimeve të imponuara nga pandemia, por Papa shton se kjo është një mundësi unike për të kultivuar dialogun në familje.

“Nuk është e lehtë të jesh bashkë gjithë ditën kur në të njëjtën shtëpi duhet të punosh, të studiosh, dhe të pushosh. Mos e lini veten të kapërcehet nga lodhja, fuqia e dashurisë do t’ju mundësojë të shikoni të tjerët më shumë sesa lodhjen tuaj”. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!