Menduh Thaçi: Nëse nuk hapen negociatat, Shkupi rrezikon shumë

schedule20:47 - 25 Dhjetor, 2021

schedule 20:47 - 25 Dhjetor, 2021

Kreu i PDSH-së në Maqedoni, Menduh Thaçi u shpreh se partia e tij do të mundohet të bëjë gjithçka që të bindë të gjithë faktorët për rrugën euroatlantike të vendit.

Thaçi tha se Maqedonia e Veriut nëse nuk merr datën për fillimin e negociatave me BE, rrezikon dezintegrimin.

“Maqedonia po nuk i hapi bisedimet, rrezikon dezintegrimin, Shqipëria jo. Besoj se gjashtë mujori i ardhshëm…tashmë nuk kemi krizë qeveritare, nga të gjithë do të shfrytëzohet që ne të arrijmë këtë prioritet”, tha mes tjerash Thaçi.

Aktualisht Shkupin dhe Tiranën po i mban peng vetoja bullgare./ Abcnews.al