Aktori Alec Baldwin ka deklaruar se nuk ka ditë që nuk e mendon ngjarjen tragjike, kur gabimisht e qëlloi për vdekje drejtoreshën e fotografisë së filmit, Halina Hutchins.
Së fundmi, përmes një videomesazhi, ai falënderoi njerëzit që iu gjendën pranë dhe e mbështetën pas tragjedisë që ndodhi, teksa po xhirohej filmi “Rust”.
“Kam marrë qindra email nga miqtë, të afërmit e kolegët prej të cilëve nuk kam dëgjuar prej shumë kohësh forcë e urime. Jam shumë mirënjohës”, u shpreh Baldwin./abcnews.al