321 raste të reja me COVID dhe dy humbje jete në 24 orët e fundit

schedule18:13 - 25 Dhjetor, 2021

schedule 18:13 - 25 Dhjetor, 2021

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 321 raste të reja me COVID nga 3435 testime të kryera në total. Ndërkohë kanë ndërruar jetë 2 pacientë, konkretisht një qytetar nga Kruja 66 vjeç dhe një qytetar nga Tirana 79 vjeç.

Janë 5,220 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.  Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 122 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 300 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 199,133 që nga fillimi i epidemisë.

Rastet pozitive janë identifikuar në këto bashki: 132 në Tiranë, 16 në Durrës, 13 në Fier, Vlorë, 12 në Gjirokastër, 10 në Kavajë, 9 në Shkodër, Sarandë, Berat, 8 në Kamëz, 7 në Lushnje, Mallakastër, 6 në Kukës, Korçë, 5 në Dibër, Patos, Përmet, Elbasan, 4 në Tropojë, Lezhë, 3 në Vau i Dejës, Memaliaj, Peqin, 2 në Has, Kurbin, Krujë, Divjakë, Delvinë, Devoll, Kuçovë, Poliçan, 1 në Malës e Madhe, Shijak, Mat, Selenicë, Himarë, Konispol, Libohovë, Tepelenë, Pogradec, Kolonjë, Gramsh, Librazhd.

“Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.  Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë për të gjithë qytetarët +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, apelon Ministria e Shëndetësisë.

Statistika (25 Dhjetor 2021)

Raste të reja ditore          321
Të shëruar në 24 orë       300
Të shtruar në spitale       122
Humbje jete në 24 orë    2
Testime ditore                 3,435

Testime totale              1,459,507
Raste pozitive                207,542
Raste të shëruara          199,133
Raste Aktive                      5,220
Humbje jete                      3,189

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           2,495
Fier                 590
Durrës             387
Shkodër          345
Elbasan           316
Vlorë                252
Gjirokastër     210
Berat               229
Lezhë              139
Korçë               107
Kukës               81
Dibër                69

m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!