Liverpool rrezikon shanset e titullit

schedule12:59 - 5 Shkurt, 2019

schedule 12:59 - 5 Shkurt, 2019

Polemika pas barazimit të Liverpool në Premier Ligë me West Ham. Dy trajnerët u përplasën verbalisht në fushë, dhe Pellegrini akuzoi Jurgen Klopp.

Manchester City është fare pranë dhe shumëkush habitet se ku shkuan 7 pikë epërsi në fillim të Janarit. Liverpool pati barazimin e dytë në dy ndeshje radhazi në Premier Ligë, 1-1 me West Ham dhe trajneri Jurgen Klop gjen ngushëllimin tek fati dhe tek ajo që është e pashmangshme.

Ishte e dyta herë po radhazi, që ai bëri thirrje për qetësi, duke thënë se një pikë është diçka normale. Gjermani po përpiqet të mbajë lart moralin e lojtarëve të tij, siç ndodhi edhe pas rezultatit 1-1 në “Anfield” ndaj Leicester.

“Këto janë gjëra që ndodhin dhe do të ndodhin përsëri, tha Klopi, mos na e qani hallin, sepse nuk jemi aspak keq. Ishte thjesht një ndeshje e vështirë, dhe të tilla do të ketë shumë në të ardhmen. Është e vërtetë se disa lojtarë nuk dhanë atë që pritej”.

Polemikat ishin të ashpra në fund të sfidës, me dy trajnerët që u përplasën verbalisht në fushë. Debati ishte për golin e Liverpool, ardhur nga një aksion ku një lojtar mik ishte në pozicion jashtë loje.

Trajneri i West Ham, Manuel Pellegrini, i kujtoi Klopit një ngjarje të vitit 2013 në Champions.

“Klopp është mësuar të fitojë në këtë mënyrë, tha ai, më mundi me Dortmundin kur isha tek Malaga me një gol që ishte 7 metra pozicion jashtë loje. Ata shënuan ndaj nesh duke qenë 1 metër pozicion jashtë loje dhe. Ne donim të fitonim për vete, por nëse do të ndihmonim edhe City-n, kjo do të më pëlqente, pasi ai është gjithashtu klubi im. Ndoshta, kjo është arsyeja që Klopp nuk më ka qejf”.

Kritikët theksuan se Liverpool u duk ekip pa kokë, pa udhëheqje, në një ndeshje të ashpër fizike në Londër. Sidomos u kritikuan lojtarët e sulmit, Salah e Firmino, ata që zakonisht kanë siguruar fitoret. Duket se afrimi i duelit me Bayern-in në Champions po merr kohë dhe vëmendje nga lojtarët dhe ata nuk arrijnë të përqëndrohen 100 për qind në Premier. Liverpool ka 62 pikë pas 25 javësh, ndërsa Manchester City ka 59./abcnews.al