Afrika e Jugut kërkon ndalimin e ankandit të çelësave të qelisë së burgut të Nelson Mandelës

schedule06:12 - 25 Dhjetor, 2021

schedule 06:12 - 25 Dhjetor, 2021

Afrika e Jugut ka kërkuar ndalimin e një ankandi që është hapur për shitjen e çelësit të qelisë së ish-presidentit Nelson Mandela. Ankandi do të mbahet në muajin janar në qytetin e Nju Jorkut nga shtëpia e ankandit Guernsey’s. Ish- gardiani Christo Brand është personi që ka nxjerrë në shitje çelësin e qelisë së zotit Mandela raporton “BBC”.

Ministri i Kulturës së Afrikës së Jugut But Nathi Mthethwa deklaroi, që ish-gardiani nuk është konsultuar me qeverinë për këtë veprim që ka ndërmarr. Ministri tha se çelësi është një objekt që i takon popullit të Afrikës së Jugut dhe që nuk duhet të trajtohet si një send personal.

Shtëpia e Guernsey’s deklaroi, që paratë që do fitohen nga shitja e çelësit do të përdoren për të ndërtuar një kopsht dhe një muze rreth varrit të ish-presidentit. Në ankand përveç çelësit do të shiten sende të tjera personale të zotit Mandela si piktura, biçikleta që stërvitej dhe raketa e tenisit. Mandela është një hero kombëtar në Afrikën e Jugut dhe qëndroj i burgosur për 27 vjet.

Ish-gardiani Brand u bë më vonë mik i ngushtë i Mandelës.  / abcnews.al