Mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së ka miratuar emrat e rinj që do të zëvendësojnë anëtarët e Këshillit që u shkarkuan në 12 dhjetor. Konkretisht, Partia Demokratike propozoi për kryetar të Këshillit Kombëtar Arta Sakjan, e cila zëvendëson Edi Palokën që u shkarkua disa ditë më parë.
Sekretar Organizativ emërohet Flamur Hoxha, sekretar Ligjor dhe Zgjedhor Indrit Sefa. Ndërkohë sekretar i Pushtet Vendor emërohet Roland Bejko, sekretar për Diasporën emërohet Kreshnik Çollaku.
Anëtarë të Kryesisë janë emëruar Agron Kapllanaj, Gazmend Koduzi, Xhemal Gjunshi, Helidon Bushati dhe Xhelal Mziu
Anëtarë të Komisionit të Apelit, Etikës dhe Disiplinës: Kryetare Flutura Ackaj. Anëtarë: Dash Sula, Orjola Pampuri, Xhemal Bushati, Arbi Agalliu
Këto emra zëvendësojnë mbështetësit e Sali Berishës që u shkarkuan në 12 dhjetor nga Këshilli Kombëtar.
Ndërkohë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, kreu aktual i Partisë Demokratike u ka lënë edhe porositë e tij anëtarëve, duke thënë se që nga dita e nesërme duhet të dalin të gjithë në terren me demokratët.
“Nga nesër secili duhet të jetë prezent në terren me demokratët duke filluar nga unë. Nisim punën për hartimin e rregullores së punës për funksionimin e aleancës me qytetarët dhe rikthimi i komitetit të orientimit të politikave (KOP) në PD.” ka thënë Basha.
Të shkarkuarit:
Kryetar i Këshillit Kombëtar: Edi Paloka
Anëtarë të kryesisë:
Flamur Noka
Aldo Bumçi
Gent Strazimiri
Albana Vokshi
Oerd Bylybashi
Si dhe sekretarët:
Ervin Minarolli
Ivi Kaso
Belind Kelliçi
Ledina Mandia
/abcnews.al/