Shefja e Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik Silva Bino këtë të enjte në një deklaratë për mediat ka bërë një analizë të situatës së vaksinimit anti –Covid në vend.
Bino në fjalën e saj është shprehur se kohët e fundit është vënë re rritja e aplikimeve nga qytetarët për marrjen e dozave të vaksinës Covid.
Sipas të dhënave të deritanishme, ajo bën me dije se bashkitë me numrin më të madhe të të vaksinuarve janë Tirana me 57 % dhe Himara me Sarandën me deri në 80%.
LEXO EDHE: Konfirmohet varianti Omicron në Shqipëri, zbulohen dy rastet e para
Ndër të tjera ajo ka bërë thirrje për të gjithë qytetarët në disa nga bashkitë ku ka një nivel më të ulët vaksinimi që të aplikojnë dhe të marrin dozat që duhen.
“Kemi një rritje të përqindjes së dozave të vaksinimit në tre dozat e saj sidomos në tre javët e fundit. La sjellë një rritje të vaksinave në vend. Kemi rreth 50% rritje në popullatën target, kjo vjen si pasojë e punës së personelit mjekësor të gjithë personat që janë të angazhuar në procesin e vaksinimit., në vend kanë ardhur mbi 2 milion e 7 mijë vaksina dhe mbizotëron Pfizer mbi atë Coronavak dhe AstraZeneca.
Bashkia e Tiranës është me 57% të të vaksinuara dhe kemi dhe bashki me 80% si Saranda dhe Himara dhe bashki të tjera dhe kemi bashki që kanë një nivel më të ulët vaksinimi. Në lidhje me vaksinimin dhe praktikat mbi to. Një gjë që është e rëndësishme është se për të theksuar rëndësinë që ka personeli mjekësor në popullatë. Ajo që vihet re është rritja e aplikimit për dozat e treta. Është e rëndësishme që ndërmjet masave të tjera është dhe parandalimi i variantit Omicron në vend. Kemi dhe qarkullimin e gripit të llojit A në vend dhe kush nuk është vaksinuar duhet që të shkojë të vaksinohet”, ka thënë Bino./abcnews.al