Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm foto nga shtëpitë e rindërtuara në Lezhë.
Rama shkruan se ato do të hapin sot dyert për banorët që ta rinisin jetën pas tragjedisë me gëzimin për Vitin e Ri.
“Mirëmëngjes dhe me shtëpitë e rindërtuara në Lezhë që sot hapin dyert për banorët, që ta rinisin jetën pas tragjedisë me gëzimin e Vitit të Ri, në një shtëpi më të ngrohtë, më të bukur, më të fortë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama. m.v/Abcnews.al