Spanja ka regjistruar rekord të infektuarish, duke shënuar 49 823 raste në 24 orë, kryesisht me variantin Omicron, i cili është më ngjitës se variantet e mëparshme, sipas ministrisë së shëndetësisë.
Gjatë 14 ditëve të fundit janë regjistruar mesatarisht 695 raste për 100 mijë banorë. Në periudhën 6-12 dhjetor, 47% e rasteve të reja ishin të infektuar me Omicron. Spanja ishte një nga vendet më të goditura nga vala e parë e pandemisë.
Vendi ka regjistruar 5,585,054 raste dhe 88,887 viktima që nga fillimi i pandemisë.
/abcnews.al