Gjatë pandemisë së Covid 19, “Spitali Amerikan” hapi dyert për të gjithë pacientët, duke ofruar shërbim të shpejtë e cilësor. Ky spital, u nderua me dy çmime lider.
Çmimi si individ, lider në ekselent në shërbimin ndaj pacientit gjatë pandemisë, “Albanian Exeellence” ia dedikoi doktoreshës së shkencave Lida Shosha, kirurge në “Spitalin Amerikan”.
“Ne jemi mjekë dhe për ne pacienti është gjithmonë primari. Mjekët janë dhe do të mbeten armata më e fuqishme, e cila qëndron gjithmonë në krye”, u shpreh Shosha.
Çmimi iu dorëzua nga këngëtarja e mirënjohur Irini Qiriako, e cila foli për eksperiencën e saj në “Spitalin Amerikan”.
“Kam pasur probleme shumë serioze dhe duart e arta të kirurges doktoreshë Linditës dhe kolegëve të saj bënë që unë jam këtu ku jam sot”, tha Qirjako.
Kirurgia e mirënjohur premton se shërbimi cilësor ndaj pacientëve do të vijojë të ofrohet jo vetëm në Shqipëri, por në të gjitha degët e këtij spitali.
“Ne jemi shumë të nderuar dhe ky çmim sot kalon për të gjithë stafin e Spitalit Amerikan. Sot jemi lider në shërbimin më cilësor në gjithë trevat shqiptare dhe me degët tona në këto sp[itale ne ofrojmë shërbime inovative,” theksoi mjekja. /abcnews.al