Policia italiane ka vënë në pranga një shqiptar. Mediat italiane raportonjë se karabinierët në Aprilia teksa patrullonin gjatë natës në rrugën Artemisio kanë arrestuar një shqiptar që tentonte të grabiste një automjet të parkuar. Bëhet fjalë për shqiptarin Besnik.G, 37 vjeç, i cili nuk kishte një vendbanim fiks në Itali.
Shqiptari është pikasur rreth orës 3:30 teksa tentonte të hapte një makinë të parkuar me kaçavidë. Policia thotë se shqiptari bëri rezistencë dhe u përlesh me efektivët, por pavarësisht kësaj ata mundën ta arrestojnë. Ai është shoqëruar drejt burgut të Latinës, në dispozicion të autoriteteve gjyqësore, siç bëjnë me dije mediat italiane./abcnews.al