Robert Berisha, gjatë një interviste me Skype për emisionin “Abc-ja e mëngjesit” foli për angazhimin e tij si moderator. Prej pak kohësh, ai drejton emisionin “Robi plaket kur do vetë”, për të cilin dha më shumë detaje gjatë bisedës me moderatorin Alban Musa.
“Ishte shumë i vështirë sepse nuk jam marrë me moderim por e kam pranuar me shumë qejf pasi e dija se do të luaj në piano dhe do të këndoj. E kisha pak siklet modelimin. Por e kam bërë vetë, është pa skenar, dhe krejt spontanisht janë dhe batutat. E mora pak me qetësi sepse e dija se do të jetë me muzikë dhe me bandën time.”, tha ai.
A e ka ftuar Nora Istrefin, ish bashkëshorten e tij për të qenë pjesë e emisionit? Roberti zbuloi se Nora e ka marrë një ftesë nga ana e tij, por shumë shpejt do të mund ta shikojmë në emisionin e tij pasi siç tha ai, do të realizojnë diçka speciale. Ai shtoi gjithashtu se ka qenë spektik për emisionin por Nora ka qenë ajo që e ka mbështetur shumë.
“Do të vijë shumë shpejt dhe me ndonjë këngë të re. I pëlqen emisioni shumë, më ka ndihmuar dhe shpresoj që ta kemi. E kam ftuar dhe jemi duke e përgatitur që të bëjmë diçka ekstra.”, tha ai.
/abcnews.al