Pas mbajtjes së Samitit për Demokraci, Departamenti Amerikan i Shtetit është duke nisur një sërë iniciativash për të luftuar korrupsionin. Lajmin e bën të ditur ambasadorja amerikane Yuri Kim në një postim në Tëitter, ku edhe ka ndarë njoftimin e DASH.
Këto iniciativa, siç shprehet edhe kryediplomatja amerikane përfshijnë edhe forcimin e reformave demokratike, mbrojtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme si dhe proceset politike.
Following up on #SummitforDemocracy , @StateDept is launching initiatives to fight corruption (including new Coordinator on Global Anticorruption); bolster democratic reformers; & defend free & fair elections & political processes. https://t.co/BJ9sRQh2BL
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) December 20, 2021
Më 9-10 dhjetor, Presidenti amerikan Joe Biden priti Samitin për Demokraci, një mbledhje globale e krerëve të shteteve, përfaqësuesve të qeverisë, liderëve të shoqërisë civile dhe zyrtarëve të biznesit për të diskutuar mbi sfidat dhe mundësitë me të cilat përballen demokracitë në shekullin XXI.
Si pjesë e Samitit, Shtëpia e Bardhë njoftoi Nismën Presidenciale për Rinovimin Demokratik, e cila përfaqëson përpjekjet e qeverisë së SHBA për të forcuar demokracinë në mbarë botën.
Përveç përpjekjeve të tij për të mbështetur këtë Iniciativë Presidenciale, siç thuhet në deklaratë, Departamenti Amerikan i Shtetit do të nisë politika plotësuese dhe, duke punuar me Kongresin, nisma ndihmuese për shtetet si fusha tematike, luftimi i korrupsionit, përforcimi i reformave demokratike, mbrojtja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme si dhe e proceseve politike. /abcnews.al/

