Një incident tjetër është shënuar në protestën kundër Ballkanit të Hapur të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Pas djegies së flamurit të Serbisë nga një grup protestuesish, një i ri nuk është mjaftuar me kaq. Ai është ngjitur në një shtyllë ndriçimi për të grisur flamurin serb. Në një moment i riu varet mbi flamur i cili griset dhe ai përfundon në tokë.
Nuk dihet nëse ky person ka pësuar dëmtime nga rënia nga lartësia, megjithatë ai është parë duke i ndihmuar nga disa të tjerë që të largohet nga aty. /abcnews.al/