Trikoja më e shtrenjtë e Krishtlindjeve në botë, me diamante dhe fije ari, doli në treg për 30 mijë paund. Artisti 33-vjeçar, Aidan Liban shpenzoi kursimet e tij për veshjen luksoze, për të cilën u deshën më shumë se gjashtë muaj për ta krijuar, për të mbledhur fonde për Shërbimin Shëndetësor Kombëtar në Angli.
Trikoja, e cila kushtoi 7,000 paund për t’u bërë, përmban renë e stolisur me diamante, ar 24 karatësh dhe mijëra kristale Swarovski. Mbajtësi i mëparshëm i rekordeve, një triko i krijuar nga shitësi me pakicë në internet Tipsy Elves në 2016, ishte e mbuluar me 24,274 kristale dhe kushtonte 28,000 euro.
Pasi shpenzoi 3000 orë, Aidan shpreson që ta shesë pulovrën për një shumë të madhe dhe paratë do t’i dhurojë për bamirësi. “Kisha një vizion dhe e bëra realitet. Doja të krijoja diçka mbresëlënëse, të cilën e kam bërë. Kam improvizuar shumë kur e kam realizuar, thjesht e di se ku duhet të shkojë çdo artikull”, tha ai.
/abcnews.al