Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Kokat e turkut hidhen, e dënohen”, Grida Duma: Mos u fshihni pas “Foltores” tonë, ne do e zgjidhim

schedule13:10 - 20 Dhjetor, 2021

schedule 13:10 - 20 Dhjetor, 2021

Deputetja e PD Grida Duma gjatë fjalës së saj në Kuvend i është përgjigjur maxhorancës për përdorimin e situatës në të cilën ndodhet PD, për të shmangur sipas saj të vërtetat. Duma u shpreh se përdoret “Foltorja” e Berishës për të shmangur situata dhe çështje që sipas saj lidhen me qeverinë.

Pjesë nga fjala e Grida Dumës:

Në këtë foltore duhet të tregojmë realitetin. Shifrat tuaja s’u thonë asgjë shqiptarëve. Ju vini këtu dhe sa herë gjendeni keq te kjo foltorja këtu thërrisni foltoren tonë atje.  Sa herë mbushet oborri para Kuvendit nga fermerët, ju mbushni foltoren atje. Ça thu mor burrë, profesor ti ëë.. shkoni shihni te oborri juaj, pantomima.

Juve thoni se SPAK apo drejtësia s’ka asnjë të proceduar apo dënuar nga qeverisja e djathtë. Ky SPAK që kapi inceneratorët mos na e bëri ne favor se e kishim ne drejtësinë në dorë, apo çështja është më e thellë se kaq. Foltoren tonë oborrin tonë ne do  e zgjidhin, edhe kur fërkoni barkun se ju  vjen mirë, ne do e zgjidhim, nuk do  e zgjidhim për PD por për Shqipërinë sepse është çështje më e madhe se PD, për të ndaluar aty ku jo doni ta kaloni duke u hedhur hi shqiptarëve. Maja e piramidës nuk preket dhe kokat e turkut hidhen gjatë gjithë kohës për të dhënë një mesazh më të thellë politik, mesazhi është se ata që kalojnë këtej e andej mund t’i përdorim t’i hedhim t’i bëjmë leckë dhe t’i dënojmë.

Boll me pangopësi. Flisni për fëmijët tërmetin pandeminë, por ju s’dini të thoni të vërtetat tuaja qoftë dhe të vogla. Për mua kriminale është tallja me fatet e njerëzve dhe jo me të politikanëve. Juve thoni për ata që kanë më shumë nevojë, kush janë ata që kanë më shumë nevojë? Si i përcaktoni? Ju jepni disa para mëshire. Ata që kanë më shumë nevojë janë gjysma e popullsisë. S’mund të jetohet me 80 mijë lekë të vjetra.  E kuptoni në çfarë drame jetojnë shqiptarët. S’mund të jetojë një familje me disa para. Për një fëmijë buxheti 0.7 euro. Sa  fëmijë janë të pambrojtur edhe nga hakmarrjet. Unë u kam çuar shkresa ministrave tuaj dhe s’i mbrojnë dot. Kjo klasë politike nuk thotë njëherë të vërtetën, kemi bërë investime infrastrukturore dhe kthimi në ekonomi është thuajse 0. Tallja vjen nga një mjerim më i madh ai  shpirtëror se s’keni ndërgjegje. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!