Dhunohen në stadium 3 futbollistë të Skënderbeut

schedule13:23 - 2 Shkurt, 2019

schedule 13:23 - 2 Shkurt, 2019

Skënderbeu akuzon se tre lojtarë të tij janë dhunuar në stadiumin e Fushë Krujës, përpara ndeshjes së Superligës ndaj Kastriotit. Klubi krutan hedh poshtë akuzën se ngjarja ka ndodhur në stadium.  Akuza është e rëndë, ndonëse duhet pritur për t’u vërtetuar.

Skënderbeu ka akuzuar zyrtarisht për dhunë ndaj disa futbollistëve të tij, në stadiumin e Fushë Krujës, pak minuta para fillimit të ndeshjes së Superligës ndaj Kastriotit.

Klubi korçar doli me deklaratë në faqen zyrtare në FB, duke shkruar se tre lojtarë, Oto Xhon, Kristi Vangjeli dhe Idriz Toskiç janë goditur nga rreth 25 persona brenda rrethimit të stadiumit “Redi Maloku”.

Në deklaratë shtohet se asnjë forcë policie nuk ishte e pranishme në stadium për të ruajtur rendin dhe mbarëvajtjen e ndeshjes.

Kastrioti reagoi pa kaluar shumë kohë, duke hedhur poshtë pretendimin e Skënderbeut.

“Klubi dëshiron të sqarojë se në ambientet e brendshme, apo jashtë stadiumit, nuk ka ndodhur asnjë incident, – shkruhej në deklaratën e krutanëve, – kjo është një sajesë për të prishur imazhin tonë”.

Presidenti I Skënderbeut, Takaj, fillimisht mendoi që ekipi I tij të braktiste ndeshjen, për shkak të dhunës së pretenduar nga korçarët, por edhe të sigurisë së munguar në stadium.

Gjithsesi, ndeshja filloi, pasi miqtë morën garanci për sigurinë, ndërsa pritet se çfarë do të përmbajnë raportet e zyrtarëve të ndeshjes.

Në bazë të tyre, apo të provave filmike dhe fotografike, mund të merret një vendim nga Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit. /abcnews.al