Rasti Alaba vendos kufirin e pagave te Bayerni

schedule09:55 - 20 Dhjetor, 2021

schedule 09:55 - 20 Dhjetor, 2021

Hainer, presidenti i Bayernit, dha një pasqyrë të situatës së lojtarëve që janë në pritje të rinovimit në klub dhe përdori largimin e David Alaba si shembull për të vendosur kufizime në kërkesat për paga.

Është legjitime që lojtarët duan të paguhen sipas vlerës së tyre, por ne gjithashtu e konsiderojmë legjitime për ne që një klub thotë se nuk do t’i paguajë ato shuma më shumë. Ne e kemi bërë tashmë me Alaba-n,” tha ai për largimin e tashmë lojtarit të Real Madridit.

Presidenti ka rishikuar në ‘Sport1’ edhe situatën kontraktuale të Sules dhe Coman . “Ne jemi në bisedime me Süle. Kingsley e di shumë mirë se çfarë ka në Bayern dhe si është rritur këtu. Unë i kam thënë tashmë Kimmich dhe Goretzka se nuk ka asnjë arsye për t’u larguar nga Bayerni. Këtu mund të fitoni gjithçka,” shpjegoi ai./abcnews.al