Adam Ounas është futbollisti i radhës që e ka pësuar në Itali. Lojtari i Napolit ndodhej në shtëpi, kur dikush iu fut brenda dhe i mori para dhe sende me vlerë.
Sulmuesi anësor ka folur pas asaj që i ndodhi dhe theksoi se në një moment mendoi se ishte ndonjë fans.
“Kam pasur frikë. Ai na mbylli në garazh për disa minuta. I dhashë gjithçka që kisha: orë, gjerdan, unazë dhe para. Hapi bagazhin dhe mori edhe një çantë.
Ai për disa minuta nuk na lejoi të dilnim nga makina, më pas kur mori gjithçka u largua me vrap.
Në fillim mendova se ishte një nga fansat e shumtë që vijnë shpesh në shtëpi për të më kërkuar fanella, foto dhe autografe.
Tani jam i qetë dhe dua të nxitoj dhe të largohem me pjesën tjetër të shokëve të skuadrës sepse nesër kemi një garë vendimtare dhe dua vetëm të mendoj për këtë”. / abcnews.al