Ka shkuar në 33 numri i viktimave për shkak të uraganit Rai në Filipine, sipas një njoftimi nga Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Fatkeqësive, pothuajse tre herë më shumë se një ditë më parë.
Rai është uragani i 15-të që godet arkipelagun e Filipineve këtë vit dhe është një ndër më vdekjeprurësit. Më shumë se 300,000 njerëz u evakuuan nga shtëpitë e tyre të enjten.

Shkencëtarët kanë paralajmëruar prej kohësh për rrezikun e uraganëve për shkak të ndryshimeve klimatike. Filipinet, një arkipelag me më shumë se 7600 ishuj, është një ndër vendet që konsiderohen më të rrezikuara nga ndryshimet klimatike, dhe që goditen çdo vit nga rreth njëzet ciklone tropikale.

Uragani më vdekjeprurës që goditi Filipinet ishte “super uragani” Haiyan në vitin 2013, i cili shkaktoi 7300 viktima.
/abcnews.al


