Salianji: Berisha kërkon të sakrifikojë PD-në për veten e tij

schedule14:51 - 18 Dhjetor, 2021

schedule 14:51 - 18 Dhjetor, 2021

Deputeti Ervin Salianji tha se vendimi i marrë për t’u radhitur në krahun e atyre që kanë një aleancë me SHBA-të dhe kundër kultit të individit dhe përdorimit të partisë për të mbrojtur interesa personale ishte më i vyeri i jetës së tij.

Sipas tij, Berisha nuk sakrifikoi egon e tij për PD-në, por kërkon të sakrifikojë këte të fundit për veten e tij.

https://www.youtube.com/watch?v=EA2fZH2ziAE&ab_channel=ABCNewsAlbania

“Ky Kuvend është edhe një moment për të vendosur nësë do duam të jemi me të ardhmen apo me të shkuarën, nëse do duhet të shikojmë përpara apo mbrapa, nëse do të jemi përkrahë aleatëve tanë ndërkombëtar dhe sidomos Shteteve të Bashkuara të Amerikës, apo në konflikt me ta?

Unë tashmë e kam marr vendimin tim, dhe sot kur ju shohë të gjithë këtu , jam më I bindur se kurrë se kam marrë vendimin e duhur.  Historia e Partisë Demokratike sigurisht që është e rëndësishme, por ajo kurrsesi nuk mund të bëhet pengesë për të ardhmen e demokratëve dhe për të ardhmen e shqiptarëve. Në të gjitha partitë politike në vëndet demokratike ky ndërrim brezash politikë bëhet me konsensus. Ku ka politikane të përgjegjshëm, ka vetëdije politike se koha e një epokë ka mbaruar dhe e një epoke të re lind. Për fat të keq, Sali Berisha , nuk sakrifikoi as egon për Partinë Demokratike, por kërkon të sakrifikojë Partinë Demokratike për veten”, tha Salianji./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!