Lihet në burg ish-shefi i krimeve në Vlorë, i akuzuar për trafik me Habilajt

schedule12:22 - 18 Dhjetor, 2021

schedule 12:22 - 18 Dhjetor, 2021

Gjergji Kohila, ish-shefi i krimit kundër narkotikëve në Vlorë i akuzuar si i përfshirë në trafik droge është  lënë në masën e arrestit me burg nga gjykata.

Kohila u vetëdorëzua 3 ditë më parë pasi ishte i shpallur në kërkim dhe i dënuar në mungesë.

Gjergji Kohila është një prej zyrtarëve të policisë ndaj të cilit prokuroria lëshoi urdhër-arresti në 2017, pasi dyshohet si i përfshirë në dosjen ‘Habilaj’ për trafikun e kanabisit.

GJKKO e ka dënuar me 12 vite burg Kohilën ndërsa ai përfiton nga gjykimi i shkurtuar ku i takon të bëjë 8 vite burg./abcnews.al/