Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar listat e kandidatëve që janë kualifikuar për të marrë pjesë në testimin që do zhvillohet për profesione të shkencave mjekësore, sipas profileve dhe qarqeve. Në listë janë publikuar datat dhe vendi i konkurrimit për infermierët dhe profesionistët e shkencave mjekësore në të gjitha qarqet e vendit.
Testimi për qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Tiranë, Durrës dhe Dibër profili “Infermieri” zhvillohet më datë 9 Shkurt 2019, ora 12:00. Ndërsa për qarqet Elbasan, Korçë, Berat, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër profili “Infermieri”, testimi bëhet më datë 10 Shkurt 2019, ora 12:00.
Testimi do të bëhet në Godinën e Lëndeve Paraklinike (pas spitalit infektiv) Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë, për të gjithë kandidatët, për të gjitha qarqet. Nëpërmjet njoftimit të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, të gjithë infermierët dhe specialistët e tjerë mund të njihen me detajet më të hollësishme në webfaqen e Ministrisë./abcnews.al