Tragjike, shqiptari bie nga çatia në Austri dhe humb jetën

schedule17:59 - 17 Dhjetor, 2021

schedule 17:59 - 17 Dhjetor, 2021

Një 42 vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në Austri teksa ka qenë duke punuar.

Mediat austriake shkruajnë se shqiptari nga Kosova duke punuar ra nga çatia dhe humbi jetën.

Rreth orës 09:10, një pllakë e eternit është thyer në zonën e cepit të çatisë dhe 42-vjeçari ka rënë nga rreth dhjetë metra lartësi mbi një dysheme betoni.

42 vjeçari ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, raporton Regionews.at. Raportohet se shqiptari ka qenë duke punuar me një ekip në riparimin e një çatie në një kompani në Alkoven./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!