Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

800 banorë në një fshat në Pogradec prej 10 vitesh nuk furnizohen me ujë të pijshëm

schedule15:00 - 19 Dhjetor, 2021

schedule 15:00 - 19 Dhjetor, 2021

Nga Ledjona Xheladinaj

Punimet për ujësjellësin e ri për fshatin Mëmëlisht të Pogradecit me 800 banorë nisën në shtator të 2020 me afat 1 vjeçar. Sipas kontratës afati është tejkaluar me 3 muaj.  Investimi 179.4 milionë lekë nuk ka përfunduar.

Ky banor është kthyer nga emigracioni dhe tregon peripecitë që po kalojnë nga mungesa e ujit.



“Erdha para 10 ditësh, po lahemi me tenxhere si njëherë e një kohë. Lavatriçen e vëmë në punë sot e mbaron pas tre ditësh”.

Në disa zona nuk ka fare ujë. Në të tjerat është me orar të kufizuar dhe i ndotur. Ndotja e uji dhe mospërdorimi I tij pak muaj më parë u konfirmuar dhe nga autoritetet shëndetësore.

“I pisët me rërë vjen dhe tubat janë bllokuar, nuk është i pijshëm mbushim tek lumi i trahanit”.

“Ne duam ujë të pijshëm mbushim tek çesma e thirrës e në puset e komshinjve që janë të kontrolluar. As për të larë s’bën është batak. Na thonë do e bëjmë po s’po bëhet. Na janë infektuar dhe fëmijët nga uji i ndotur”.

Nuk janë në gjendje të mirë ekonomike dhe thonë se nuk kanë mundësi të blejnë ujë.

Pjesa më e madhe e banorëve ecin 3 km për të mbushur ujë, të tjerët janë detyruar të hapin puse.  /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!