Armando Broja po tregohet fantastik në sezonin e tij të parë në Premier League. Sulmuesi ka shënuar 4 gola me Southampton dhe vetëm në gjashtë ndeshje ka luajtur si titullar.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare është lojtari më efikas në skuadrën e tij, me 24% të goditjeve që shkojnë në rrjetë.
Në katër tentativa Broja shënon dhe lë pas shokët e tjerë të skuadrës, Che Adams (14%) dhe Adam Armstrong (5%).
Armando Broja në këtë aspekt është edhe më mirë se Mohamed Salah, i cili 21% të tentativave i kthen në gol, apo se Heung Min-Son (19%) e Romelu Lukaku (15%). / abcnews.al