Diplomati amerikan paralajmëron Dodikut: Do të përballesh me pasoja

schedule14:10 - 16 Dhjetor, 2021

schedule 14:10 - 16 Dhjetor, 2021

Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet këtë të enjte ka bërë publike një të zhvilluar me anëtarin serb të Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Millorad Dodik.

Chollet në postimin e tij në tëitter bën me dije se Dodikut i ka thënë se vendimet e fundit të Republika Srpskas janë të papranueshme dhe se ai mund të ketë pasoja.

 “Sot në një telefonatë me Milorad Dodik theksova se hapat e koalicionit qeverisës të RS për t’i minuar institucionet e BeH janë të papranueshme. Korrupsioni dhe veprimet kundër Dejtonit do të kenë pasoja. Duhet të ketë një kthim në dialog brenda institucioneve të BeH”, ka shkruar Chollet.

Ndërkohë kujtojmë se Asambleja Popullore e Republika Sërpskas (RS) së fundmi ka miratuar një sërë hapash që fuqizojnë një nismë për t’i transferuar disa kompetenca nga institucionet shtetërore, pavarësisht paralajmërimeve nga Perëndimi./abcnews.al