Është arrestuar një nga personat e përfshirë në ngjarjen e ndodhur më 9 dhjetor, ku brenda një dhome hoteli i plagos 20-vjeçari Arni Sulejmani.
Raportohet se në pranga ka rënë Tefik Shehu., 32 vjeç, banues në Durrës, të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.
Tentativa për të vrarë me armë zjarri 20-vjeçarin Arni Sulejmani ndodhi në një dhomë hoteli në autostradën Tiranë-Durrës.
Bashkë me të, në dhomë ishin dy djem dhe një vajzë që ndodheshin prej disa orësh aty, por për arsye ende të paqarta në drejtim të tij është qëlluar me armë nga Markeljan Beqiri, i cili e ka lënë të plagosur.
Fill pas ngjarjes, Markeljan Beqiri dhe Tefik Shehu janë larguar nga dhoma e hotelit sipas policisë, ndërsa 20-vjeçarja Anxhela Brisku ka marrë dhe ka fshehur armën e 26-vjeçarit, me të cilën ai tentoi të vrasë Arni Sulejmanin.
Me të shkuar në vendin e ngjarjes pasi ishte njoftuar për të shtëna, policia ka gjetur mes gjakut Sulejmanin, ndërsa ka arrestuar edhe një 66-vjeçar, i cili dyshohet se ka fshehur të renë. Pas verifikimeve, policia zbuloi se 66-vjeçar ishte recepsionisti i hotelit.
/abcnews.al/