Reperi i njohur, Noizy është shoqëruar mbrëmjen e së mërkurës në Komisariatin e Prishtinës. Ai është ndaluar në pikën kufitare, në Vermicë.
LEXO EDHE: Noizy përfundon në polici
Bëhet me dije se për ndalimin e Noizyt, ka qenë aktive prej disa kohësh një urdhëresë nga Gjykata. Ndërkohë, Policia e Kosovës nuk jep më shumë më shumë detaje për reperin.
“Shoqërohet një person me urdhëresë të gjykatës. Mbrëmë në pikën kufitare, në Vermicë nga policia është ndaluar një person, i cili është shoqëruar në stacionin policor Qendra në Prishtinë.
Ndaj tij ka qenë aktive një urdhëresë e gjykatës. Zyrtarët policor në koordinim me institucionet përkatëse, po kryejnë veprimet e nevojshme procedurale”, thuhet në njoftimin e Policisë./abcnews.al