Nga Erblina Mile
Prodhuesit shqiptarë kanë dhënë alarmin në lidhje me çmimin e energjisë i cili që nga 1 janari pritet të rritet thuajse trefish për biznesin e madh e të mesëm.
Sekretari i përgjithshëm i prodhuesve Arben Shkodra deklaron se kosto e biznesit shqiptar do të rritet ndjeshëm dhe kjo do të ndikoj në uljen e prodhimit e madje në disa kompani rrezikohet edhe mbyllja e aktivitetit.
KOSTO E NJË BIZNESI NË NJË MUAJ PËR ENERGJINË
AKTUALISHT 75 MLN LEKË
QË NGA 1 JANARI 250 MLN LEKË
Biznesi i bën apel qeverisë që të shtyjë në kohë këtë vendim, pasi ata janë në krizë dhe kjo do ti rëndonte më tepër. Theksojnë se rritja e çmimit të produkteve do ti nxirrte jashtë tregut pasi prodhimet e importit janë më të lira.
Që prej 1 janarit 7400 biznese në vend duhet të kalojnë në treg të lirë për të siguruar energjinë elektrike dhe nëse nuk dalin ata do të faturohen me çmimet me të cilën energjia shitet në bursë dhe do të përllogaritet çdo muaj nga Enti Rregullator i energjisë Elektrike./ Abcnews.al