“Mos prek me dorë,” Evi Kokalari: Më shanë dhe goditën, do ta shihni kur të vij herën tjetër

schedule17:57 - 15 Dhjetor, 2021

schedule 17:57 - 15 Dhjetor, 2021

Anëtarja e Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimit të PD-së Evi Kokalari ka akuzuar drejtpërdrejt Lulzim Bashën për incidentin që ndodhi pasditen e sotme në selinë blu. Kokalari shprehet se ndaj saj dhe Albana Vokshit u ushtrua dhunë psikologjike dhe fizike. Veç paralajmërimit, Evi Kokalari ka edhe një thirrje për Lulzim Bashën.

Lulzim Basha duhet të marrë përgjegjësi për dhunën verbale, psikologjike dhe fizike të ushtruar ndaj meje dhe disa grave të tjera në ndërtesën e PD-së sot. Dy gra, që ishin komplet jashtë  kontrollit, u munduan të na intimidonin me sharje vulgare dhe dhunë fizike, dhe Lulzim Basha që ishte në seli, nuk mori mundimin ta ndaloj për gati një orë që ishim aty, që do të thotë që Lulzim Basha  ishte pjesë e këtij vulgariteti.

Basha duhet të kuptoj që unë do vi sa herë kam takim në seli, sepse jam e mandatuar nga 4446 delegatë të Partisë Demokratike. Nëse herës tjetër që do jem aty, do përballem po me këtë vulgaritet, Lulzim Basha do marri një përgjigje jo vetëm të merituar por dhe shumë agresive, që do mallkoj ditën që humbi logjikën ndaj meje, dmth shkarkimi nga detyra dhe dosja e Nick Muzin, do të ishin vërtet problemet më të vogla që Luli do ketë ndonjëherë në jetë” shkruan ajo.

Por cfarë ndodhi?

Deputetja Vokshi dhe aktivistja Kokalari po jepnin një deklaratë për mediat kur u ndërprenë nga një zonjë e cila pyeste vazhdimisht Kokalarin se ku i gjen paratë për të bërë udhëtimet e saj nga SHBA në Shqipëri. “Sa rrugë kë bo, Amerikë-Shqipëri? Kush të ka pague ty? Për çfarë arsye mashtro? Mashtruese?” Ishin këto pyetjet që bënin dy zonjat të tensionuara ndërsa Kokalari u kërkonte që të mos preknin me dorë.

Më tej zonjat Kokalari dhe Vokshi u detyruan që të largoheshin ndërsa kjo e fundit shprehej se “kjo është fytyra e vërtetë e Lulzim Bashës. Deputetja Vokshi, Evi Kokalari, Edith Harxhi dhe përfaqësuese të LDG shkuan sot në selinë blu për të mbajtur mbledhjen e radhës. /Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!