Moti – E mërkurë, 30 Janar 2019

schedule23:15 - 30 Janar, 2019

schedule 23:15 - 30 Janar, 2019

Sipas MeteoAlb: Masat ajrore te paqëndrueshme do të ndikojnë gjatë paradites kushtet e motit, duke bërë që kthjellime dhe vranësira të dendura të mbeten prezente. Por mesdita dhe pasditja sjellin shtim të vranësirave krysisht në rajonin jugor dhe juglindor, ku rrezikohen shira dhe reshje dëbore në zonat juglindore. Gjatë natës pritet shtrirje e vranësirave dhe reshjeve në të gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes dhe mesditë  duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -2°C deri në 14°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!