Marrëdhënie e krisur Aubameyang-Arteta, mund të përfitojë Barça

schedule10:43 - 15 Dhjetor, 2021

schedule 10:43 - 15 Dhjetor, 2021

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ditën e djeshme i hoqi edhe shiritin e kapitenit Pierre-Emerick Aubameyang, për thyerje të disiplinës.

Në këtë pikë marrëdhënia mes Aubameyang dhe Artetës është e krisur, dhe tanimë nga tekniku nuk preferohet në skuadër sulmuesi nga Gaboni.

Në këto kushte zgjidhja më e mirë për palët do të ishte “divorci” me konsensus që në merkaton e janarit.

Për 32-vjeçarin ka interesim Barcelona e cila e shikon sulmuesin si të duhurin për skemat e trajnerit Xavi Hernandez. Aubameyang mund të zgjidhë “hallet” e blaugranave të cilët duan një shok reparti për Depay.

Kriza financiare tek Barça do bëjë të vetën, dhe për këtë drejtuesit kanë menduar shkëmbim lojtarësh për të arritur deri te Aubameyang.

Mediet spanjolle bëjnë me dije se po vlerësohet mundësia e shkëmbimit të Dembele, pagat e lojtarëve nuk kanë diferencë të madhe nga njëra-tjetra.  /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!