Në Fier është goditur një rast i ushtrimit të lojërave të fatit. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin R. X., 25 vjeç, banues në Fier.
Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij në lagjen “Kastriot”, Fier, policia gjeti dhe sekuestroi fisha pokeri dhe 1 kompjuter që shërbente për organizimin e lojërave të palejuara.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”. /abcnews.al/