Eriksen-Inter bien dakort për prishjen e kontatës

schedule09:02 - 15 Dhjetor, 2021

schedule 09:02 - 15 Dhjetor, 2021

Cristian Eriksen është njëri nga futbollistët më të dashur të tifozëve i cili në kampionatin Europian këtë verë shfaqi probleme me zemrën. Në ndeshjen që Danimarka po zhvillonte kundër Finlandës, Eriksen u rrëzua në fushë duke shqetësuar gjithë opinionin publik.

Pas këtij incidenti, lojtari danez impantoi një defibrilator kardiak për të parandaluar që e njëjta situatë të mos i ndodhë në të ardhmen.

Në itali nuk lejohet që një futbollistë të luaj me defibrilator kardiak, duke bërë që Eriksen dhe Inter të mendojnë edhe prishjen e marrëveshjes mes tyre.

Sipas asaj që raporton “Gazzeta dello Sport”, Interi dhe lojtari danez kanë rënë dakort për të prishur kontratën, ku 29-vjeçari duke shumë afër lamtumirës së futbollit italian.

Para fundit të vitit pritet një konfirmim zyrtar nga Coni, Komiteti Olimpik Italian, se gjendja shëndetësore e Eriksen nuk lejon vazhdimin me Interin. Divorci pritet të përfundojë në fillim të vitit të ardhshëm dhe më pas danezi mund të luajë diku tjetër. Interi përfiton nga paratë e FIFA-s që paguajnë danezin për një vit.  /f.a/abcnews.al