Me praninë e kryetarëve të bashkisë, prefektëve, ambasadorëve dhe përfaqësuesve të institucioneve të tjera, Qeveria prezantoi për herë të tretë aksionin për pastrimin e territorit, që pritet të nisë më 24 nëntor e që do të zgjasë për 6 muaj. Në aktivitet mori pjesë edhe kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, me të cilën – ndryshe nga sa më parë – Kryeministri duket se gjeti gjuhën e mirëkuptimit.
Në prezantimin e tretë brenda pak ditësh që i bën aksionit për pastrimin e Shqipërisë, i cili pritet të nisë më 24 nëntor, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, theksoi se bashkë me ndotjen synohet të eleminohen edhe shkaktarët e saj.
Në emër të pushtetit vendor, kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, theksoi se problemi nuk zgjidhet dot vetëm me gjoba, ndërsa nënvizoi nevojën e burime financiare.
Edi Rama, që përplasjet me Voltana Ademin i ka të bujshme, këtë herë bërë thirrje për bashkim.
Ndotjen e territorit Kryeministri e quajti një turp kombëtar, në sytë e atyre që vijnë të mrekulluar nga bukuritë natyrore të Shqipërisë.
Me këtë rast ceku edhe merakun e tij të importit të mbetjeve.
Një ndihmë pritet ta japë reforma e inspektoriateve, shpjegoi Kryeministri, ndërsa tregoi se një pjesë e mekanizmit do t’i kalojë policisë së shtetit, e cila nuk mundet më t’i qëndrojë larg shkatërrimit të territorit, tha Rama./abcnews.al
https://youtu.be/nky4bQnJpwI