“Omicron”, Britania e Madhe heq nga lista e kuqe 11 vendet e Afrikës së Jugut

schedule21:15 - 14 Dhjetor, 2021

schedule 21:15 - 14 Dhjetor, 2021

Britania e Madhe ka hequr  11 vendet e Afrikës së Jugut nga lista e kuqe. Angola, Botsvana, Eswatini, Lesoto, Malavi, Mozambiku, Namibia, Nigeria, Afrika e Jugut, Zambia dhe Zimbabve janë hequr nga lista.

Kjo listë u fut në fuqi në fund të muajit nëntor si një masë paprake pas shfaqjes së variantit të ri të COVID, Omicron.

Sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë Sajid Javid tha se tashmë varianti është përhapur në shumë vende dhe rregullat nuk kanë më të njëjtën peshë.

“Tani që ka transmetim në MB dhe Omicron është përhapur kaq gjerësisht në të gjithë botën, lista e kuqe e udhëtimeve tani është më pak efektive në ngadalësimin e inkursionit të Omicron nga jashtë,” tha ai. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!