Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, nesër do të vizitojë Kosovën.
Ai do të zhvillojë një takim me presidenten Vjosa Osmani, shkruan Gazeta Express.
Presidenca e Kosovës ka njoftuar se presidentja Vjosa Osmani do ta presë në vizitë zyrtare presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.
Sipas agjendës, në orën 09:00, Osmani do ta presë presidentin Pendarovski me ceremonitë më të larta shtetërore në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë.
Në fund të takimit do të mbajnë konferencë për media./Express/